REFUND & CANCELLATION POLICY

Politika e Rimbursimit dhe Anulimit

2.1 Statusi i Agjensionit

MASTER TRAVEL SHPK vepron si agjension ndërmjetësues midis klientit dhe linjave ajrore, hoteleve, operatorëve turistikë, kompanive të sigurimit dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve turistike.

Ne nuk jemi ofrues direkt i shërbimeve të transportit apo akomodimit, por sigurojmë ndërmjetësim profesional, korrekt dhe transparent për klientët tanë.

2.2 Politikat e operatorëve

Të gjitha anulimet, ndryshimet, penalitetet dhe rimbursimet rregullohen sipas kushteve dhe politikave të operatorit përkatës.

MASTER TRAVEL SHPK nuk ka kompetencë të ndryshojë politikat e kompanive partnere, por garanton informim të plotë dhe transparent para konfirmimit të rezervimit.

2.3 Transparenca dhe pranimi i Kushteve

  • Kushtet e anulimit dhe ndryshimit prezantohen para konfirmimit të pagesës.
  • Me kërkesë të klientit, agjensioni paraqet politikën zyrtare të operatorit përkatës.
  • Konfirmimi i rezervimit konsiderohet si pranim i plotë i kushteve.

2.4 Anulimi dhe ndryshimi nga klienti

Çdo kërkesë për anulim ose ndryshim duhet të bëhet me shkrim (email ose formë tjetër zyrtare komunikimi).

Data dhe ora e pranimit të kërkesës konsiderohen momenti zyrtar për llogaritjen e penaliteteve.

Çdo kërkesë i nënshtrohet kushteve të operatorit përkatës.

Tarifat administrative, tarifat e shërbimit dhe disa taksa mund të jenë të pakthyeshme.

2.5 Anulimi dhe ndryshimi nga operatori

Në rastet kur anulimi ose ndryshimi bëhet nga operatori (p.sh. overbooking, anulim fluturimi, ndryshim i konsiderueshëm orari, anulim fluturimi, anulim grupi etj):

  • Klienti mund të pranojë alternativën e ofruar, ose
  • Të kërkojë rimbursim e plot sipas politikës së operatorit.

Rimbursimi realizohet pasi fondet të kthehen nga operatori përkatës.

MASTER TRAVEL SHPK asiston klientin në mënyrë aktive dhe angazhohet profesionalisht për arritjen e zgjidhjes më të favorshme të mundshme.

2.6 Kushtet për bileta ajrore

  • Në shumicën e rasteve, ndryshimet e biletave mund të bëhen deri në 72 orë para nisjes, me pagesë shtesë sipas tarifës së linjës ajrore.
  • Anulimet zakonisht shoqërohen me penalitete.
  • Në tarifa promocionale, anulimi mund të mos lejohet fare.

Çdo rast varet nga lloji i tarifës së zgjedhur.

2.7 Kushtet për paketa turistike

  • Pakot turistike zakonisht mund të ndryshohen deri në 30 ditë para nisjes, me penalitete sipas kontratës së operatorit.
  • Në rast anulimi, penalitetet varen nga afati kohor i njoftimit dhe kushtet kontraktuale.
  • Një pjesë ose e gjithë shuma e paguar mund të mos jetë e rimbursueshme, varësisht nga afati i anulimit.

2.8 Situata të jashtëzakonshme (Force Majeure)

Në raste të jashtëzakonshme si fatkeqësi natyrore, pandemi, vendime shtetërore, konflikte apo situata të tjera të paparashikuara, vendimi për rimbursim ose ndryshim merret sipas politikës së operatorit përkatës.

2.9 Përfaqësimi dhe kufizimi i Përgjegjësisë

MASTER TRAVEL SHPK angazhohet maksimalisht në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit të klientit në çdo procedurë anulimi, ndryshimi apo rimbursimi.

Megjithatë, agjensioni nuk mban përgjegjësi për vendime operative të palëve të treta, përfshirë:

  • Anulime
  • Vonesa
  • Ndryshime orari
  • Refuzime rimbursimi
  • Vendime komerciale apo operative të operatorëve

2.10 Angazhimi Ynë

MASTER TRAVEL SHPK do të bëjë gjithmonë më të mirën e mundshme për të asistuar klientët dhe për të siguruar trajtim profesional, korrekt dhe transparent në çdo situatë.