PRIVACY POLICY

Politika e Privatësisë

MASTER TRAVEL SHPK respekton privatësinë dhe mbron të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës.

1.1 Të dhënat që mbledhim

Ne mund të mbledhim:

  • Emër dhe mbiemër
  • Datëlindje
  • Numër pasaporte ose dokument identifikimi
  • Numër telefoni
  • Email adresë
  • Adresë banimi
  • Të dhëna për pagesë
  • Informacione të nevojshme për rezervim udhëtimi

1.2 Qëllimi i përpunimit

Të dhënat përdoren për:

  • Rezervime të biletave ajrore
  • Rezervime hotelesh
  • Organizim pakosh turistike
  • Sigurime udhëtimi
  • Lëshim faturash
  • Përmbushje obligimesh ligjore

1.3 Ndarja e të dhënave

Të dhënat mund të ndahen vetëm me:

  • Linja ajrore
  • Hotele
  • Operatorë turistikë
  • Kompani sigurimi
  • Autoritete shtetërore kur kërkohet me ligj

MASTER TRAVEL nuk shet dhe nuk shpërndan të dhëna për marketing pa pëlqim.

1.4 Siguria

Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe mbrohen nga qasja e paautorizuar.

1.5 Të drejtat e klientit

Klienti ka të drejtë të kërkojë qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave sipas ligjit në fuqi.