Kryefaqja Destinacionet Hotelet Kontakti
Seaden Sea World Resort & Spa

Seaden Sea World Resort & Spa

Side, Turqi

Galeria e Fotove

Seaden Sea World Resort & Spa - Fotoja 1
1 / 10

Përshkrimi

SEA WORLD RESORT & SPA – 5* – KIZILAGAC – MANAVGAT

POZITA:
Hoteli është i vendosur në regjionin Kızılağac, 15km nga Manavgat dhe 70km nga aeroporti i Antalisë.

VENDOSJA:
Hoteli posedon gjithsej 540 dhoma. Standard dhoma 420 (30m², 2+1pax), dhoma familjare 108 (50m², 2+2pax, dy gjumi me derë në mes), suita garden janë 6 (30m², 2+2pax, një dhomë e madhe me jakuzzi). Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me dush/ vaskë dhe tharëse flokësh, ajër i klimatizuar i ndarë, telefon direkt, mini bar (me pije freskuse ne arritje pastaj rimbushur çdo ditë me ujë), arkë (me pagesë), TV satelitor me kanale muzikore, ballkon.

SHËRBIMI:
All Inclusive – bife e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, pasdite ushqim i lehtë, darka, akullore për drekë, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak, pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore. Nuk janë inkuadruar në koncept: pijet nga importi, lëngu i freskët nga frutat, verërat speciale, shërbimi në dhomë, pijet ne qendrën e bukurisë.

PËRMBAJTJA:
Restorant kryesor me bufe të hapur, shërbimi, A’la Carte restorantet Turk, Italian dhe lindjes së largët, bare përgjatë kompleksit hotelier. Mjeku, kujdestar i fëmijëve, larje rrobash, floktari, telefoni, faksi, internet, lojërat në kompjuter, qendra tregtare, rent a car janë me pagesë.

PLAZHI:
Plazhi i hotelit me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë.

SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, qendra fitness, banjë turke, saunë, tereni për tenis, volejboll, gjimnastikë, volejboll plazh, pingpong. Me pagesë janë: sportet ujore, bilardo, Fun Fair, masazhi dhe qendra e bukurisë. Program animues gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, show program në mbrëmje. Mini Klub për fëmijë.

www.hotelseaworldresort.com

Dëshironi një ofertë për këtë hotel?

Na tregoni datat dhe numrin e personave, ne ju kthejmë përgjigje me çmimin më të mirë.

Vendndodhja

Side, Turqi
Shiko në hartë

Merrni eSIM për Udhëtimin Tuaj

Merrni internet pa stres në destinacionin tuaj me eSIM nga Softix eSIM.

Merrni eSIM Tani

Keni nevojë për ndihmë?

Ekspertët tanë të udhëtimit janë këtu për t'ju ndihmuar me rezervimin dhe çdo pyetje.

+38344729778 +38344729778 info@mastertravel-ks.com