2 netë në Halkidiki
Halkidiki
Çfarë përfshihet
-
Akomodimi në hotel
-
Shërbimi me mëngjes
-
Shërbimi me darkë
Datat e disponueshme për qëndrimin në hotel
Hoteli
Domes Noruz Kassandra
Greqi → Halkidiki
Përshkrimi i hotelit
Hoteli operohet nga grupi i njohur Domes Resorts dhe funksionon nën markën Domes Noruz. Ai kombinon autenticitetin grek me standardet ndërkombëtare të mikpritjes.
Domes Noruz Kassandra është një resort luksoz lifestyle i dizajnuar ekskluzivisht për të rritur. Ndodhet në gadishullin Kassandra në Halkidiki, vetëm 300 metra nga fshati i gjallë Hanioti dhe 92 km nga aeroporti Maqedonia i Selanik. Resorti ofron beach club me akses në një plazh me rërë të bardhë/guralecë, i vlerësuar me flamurin blu, me ujë kristal të pastër në nuanca turkeze dhe blu. Me 182 dhoma, ofron qëndrim elegant dhe komod në një lokacion të mrekullueshëm.
Dhomat janë të pajisura me ballkone ose terasa të mobiluara dhe kanë një dekor modern, të bardhë dhe elegant. Banjot në stil spa shtojnë një ndjesi shtesë luksi në eksperiencën e mysafirëve.
Resorti ndodhet pranë shumë beach bareve të gjalla, plazheve të bukura dhe jetës së natës në Halkidiki. Ka gjithashtu dy restorante kryesore për të përmbushur të gjitha shijet. Në ambientet e resortit ndodhet një pishinë, e pajisur me shezlongë premium dhe çadra, si dhe shërbim bar-i si te pishina ashtu edhe në plazh.
Domes Noruz Kassandra është një destinacion ideal për ata që pëlqejnë jetën aktive gjatë ditës dhe natës. Është bazë perfekte për të eksploruar jetën e natës në Halkidiki, me atmosferë festive 24/7 që garanton eksperiencë të paharrueshme. Me muzikë live, argëtimi është i sigurt. Resorti gjithashtu i kushton rëndësi mirëqenies, duke ofruar palestër në ambient të hapur dhe seanca yoga në perëndim të diellit. Stafi profesional ofron shërbime concierge për t’i lidhur mysafirët me eksperiencat më të mira në Halkidiki.
Merrni eSIM për Udhëtimin Tuaj
Merrni internet pa stres në destinacionin tuaj me eSIM nga Softix eSIM.
Keni nevojë për ndihmë?
Ekspertët tanë të udhëtimit janë këtu për t'ju ndihmuar me rezervimin dhe çdo pyetje.
+38344729778 +38344729778 info@mastertravel-ks.comMund t'ju pëlqejë gjithashtu