Kirman Hotels Belazur Resort & SPA

From

Duration

Tour Type

  • Pozita:

    Hoteli është i vendosur në regjionin Bogazkent, 45km nga Antalya dhe 40km nga aeroporti i Analisë.

  • Vendosja:

    Hoteli posedon gjithsej 552 dhoma në shtatë blloqe katër katëshe. Dhomat standarde (29m², max.2+1pax një dhomë gjumi dhe një banjë), dhoma Familjare (39m², 2 dhoma gjumi me derë ndarëse, max.4+1pax) dhe 5 dhoma për persona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë me banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, sistem qëndror klimatizimi (punon sipas kushteve klimatike), telefon direkt, mini bar (ujë, lëngje joalkoolike rimbushet çdo ditë), arkë, TV satelitor me kanale muzikore, ballkon. Internet WI-FI është pa pagesë.

  • Shërbimi:

    Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, ushqime të lehta në plazh, kafe pasdite, çaj dhe ëmbëlsira, akullore gjatë ditës, darka dhe ushqim i lehtë në mesnatë, këndi për foshnje i hapur 24orë. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi, A’la Carte restorantet në mbrëmje me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit. Me pagesë: pijet speciale të importuara, pijet në shishe, lëngjet e freskta frutash, , Clark Geble Bar nga 02:00 – 08:00 nargile.

  • Sporti dhe Argëtimi:

    Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, banjë Turke, teren për tenis, Jacuzzi, fushë tenisi, volejboll plazhi, basketboll, ping-pong. Me pagesë: Sauna, masazhi, ndriçimi për fushë tenisi, sportet ujore me motor, SPA & qendra e bukurisë, bowling dhe bilardo.
    Program zbavitës me grupe speciale gjatë ditës, në mbrëmje show programe. Poashtu mbrëmje Gala, netë Italiane, Turke…. Mini klub për fëmijë 04 – 12 vjeç.

  • Plazhi:

    Hoteli posedon plazhin privat me rërë dhe guralecë. Shtretërit, ombrellat, peshqirët për plazh janë pa pagesë.

  • Përmbajtja:

    Restoranti kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restorantet: Lavanda – Italian, Turca -Turk, Zuma-Meksikan, Balik – Peshkë, bare përgjatë kompleksit hotelier. Me pagesë: Mjeku, kujdestare e fëmijëve, floktari, qendra tregtare, telefon, fax, rent a car. WI-FI interneti është pa pagesë.

Na Kontaktoni

    Rezultatet e rishikimit

    No reviews yet

    Add a Comment

    Your email address will not be published.

    • Quality
    • Location
    • Amenities
    • Services
    • Price

    Informacionet

    Max Guests

    9

    Min Age

    Tour Location

    Languages Support

    MASTER TRAVEL

    #Masteryourdestinations, #Masteryourjourney, #Masteryourticket,