Kush jemi ne
MASTER TRAVEL, tashmë emër i njohour në Kosovë e më gjerë, është themeluar në shtator të vitit 2016. Nisur nga ideja e lëvizjes së lirë të munguar për qytetarët e Kosovës dhe që pritej nga të gjithë për një kohë të gjatë, si nevoj e tregut të kohës është themeluar kompania jonë. Fillimisht duke hapur vetëm një pikë në qytetin e Vitisë, por me rritjen e vazhdueshme të kërkeses për shërbimet tona, kemi filluar zgjerimin në qytetin e Gjilanit me piken tonë të dytë në vitin 2020 dhe pastaj në qytetin e Ferizajit në vitin 2023 pikën tonë të tretë. Emri jonë bartë me vete edhe misionin e përkushtimin e kompanisë, që synon e angazhohet cdo ditë për të ofruar shërbimet tona në nivelin më të lartë(master). Sot dhe cdo ditë funksionojmë në tri pikat tona me të njetin emër me të njejtin perkushtim dhe angazhim. Ne punojmë shumë dhe me përkushtim që t’u ofrojmë më të mirën klientëve tanë dhe të kemi klientet e kënaqur gjithmonë.