Crystal Paraiso Verde

From

Duration

Tour Type

  • Pozita:

    Hoteli është i vendosur në regjionin Bogazkent, 25km nga Beleku dhe 40km prej aeroportit të Antalisë.

  • Vendosja:

    Hoteli posedon gjithsej 670 dhoma në 8 blloqe nga 2 apo 5 katëshe. Standard dhoma (26m²; max.2+1pax,), dhoma Familjare (42m² me dy dhoma gjumi me derë ndarëse, max.5pax), dhoma standarde me shtrat dykatësh (sikurse dhomat standarde 26m², por me shtrat dykatësh, max.2+2pax),  Suitë dhoma (44m²; një dhomë e ditës dhe një dhomë e fjetjes si dhe banjë me Jacuzzi dhe pamje nga deti). Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me vaskë, dush dhe tharëse flokësh, sistem të ndarë klimatizimi, telefon direkt, mini bar (ujë dhe lëngje të rimbushura cdo ditë), arkë, TV satelitor me kanale muzikore, WI-FI interneti, ballkon.

  • Shërbimi:

    Ultimate All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjesi i vonshëm, ushqim i lehtë në mëngjes, drekë, ushqim i lehtë në plazh, çaj, kafe, pasdite ëmbëlsira dhe biskota, akullore gjatë ditës, darka, ushqim i lehtë në mesnatë, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standard nga importi, mini bar me lëngje dhe ujë, rimbushet çdo ditë, beach snack bar nga ora 10:00 – 17:00. Me pagesë: pijet luksoze nga importi, pijet në shishe, verëra speciale, pijet energjike, lëngu i freskët, pijet luksoze ekzotike, shërbim në dhomë, pijet nga importi që nuk janë në listë.

  • Sporti dhe Argëtimi:

    Pishinë e jashtme dhe e brendshme, rrëshqitëse në ujë, Fitness qendra, banjë Turke, sauna, teren për tenis, mini futboll, volejboll plazhi, basketboll, ping-pong, sportet ujore pa motor. Me pagesë: ndriçimi për teren tenisi, sportet ujore me motor, qendra e bukurisë, masazhi, birilat, biliardo.
    Programe argëtuese gjatë ditës pranë pishinës dhe show programe në mbrëmje. Mini klub për fëmijë prej 04 – 12 vjet.

  • Plazhi:

    Hoteli posedon plazhin privat, shtretërit, ombrellat e diellit, peshqirët për plazh janë pa pagesë.

  • Përmbajtja:

    Restorant kryesor me tarracë, A’la Carte restorantet: Turk dhe Peshku, Italian, bare përgjatë kompleksit hotelier. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje rrobash, floktari, telefoni, fax, lidhja e internetit në dhomë, qendra tregtare, rent a car, internet café dhe lojërat kompjuterike.

Na Kontaktoni

    Rezultatet e rishikimit

    No reviews yet

    Add a Comment

    Your email address will not be published.

    • Quality
    • Location
    • Amenities
    • Services
    • Price

    Informacionet

    Max Guests

    10

    Min Age

    Tour Location

    Languages Support

    MASTER TRAVEL

    #Masteryourdestinations, #Masteryourjourney, #Masteryourticket,