Crystal Admiral
-
Pozita:
Hoteli është i vendosur në në Kizilot, rajoni Side, 80 km nga aeroporti Antalisë.
-
Vendosja:
Hoteli posedon gjithsej 834 dhoma. Dhomat standarde (përfshihen edhe 8 dhoma për persona me aftësi të kufizuara, 35m², një dhomë gjumi, një banjë, max.2+1pax), dhomat ekonomike, (22m² një dhomë gjumi, një banjo, ballkon françez, max.2pax); Dhomat Duplex Familjare janë (55m²; dy dhoma gjumi, dy shtretër single ne katin e parë, shtrat double ne katin e dytë, një banjo, max.4pax); Junior Suita (50m²; një dhomë gjumi si dhe një dhomë e ndejës, një banjë max.3pax); HoneyMoon Suita (48m²; një dhomë gjumi, një banjo, Jacuzzi, max.2pax). Të gjitha dhomat janë me banjë private me vaskë, dush, tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit, telefon direkt, mini bar (pijet jo-alkoolike rimbushen çdo ditë), arkë, qilim në dysheme, TV satelitor dhe kanale muzikore, WI-FI internet, ballkon.
-
Shërbimi:
Ultimate All Inclusive – 24 orë ushqim dhe pije. Faculeta aromatike në të arritur si dhe pije tradicionale Turke – “sherbet“, mëngjesi, mëngjes i vonshëm, dreka dhe darka, bufe Dietale, meny speciale për fëmijë, restorant me ushqim të lehtë gjatë ditës, akullore gjatë ditës, çaj dhe kafe, A’la Carte restorantet (Turke dhe Italiane) në mbrëmje me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit, pijet alkoolike dhe jo-alkoolike lokale dhe disa të importuara. Me pagesë: pijet alkoolike premium nga importi, verërat internacionale dhe ato speciale, lëng i freskët frutash, shërbimi në dhomë, nargile, A’la Carte Restorantët Steak House dhe Peshqi.
-
Sporti dhe Argëtimi:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, teren tenisi, volejboll, basketboll, volejboll plazhi, mini golf, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, dhomë me avull, Jacuzzi, janë pa pagesë. Me pagesë: masazhi, SPA dhe qendra e bukurisë, SPA pishinë, të gjitha llojet e sporteve ujore, ndriçimi dhe pajisjet për teren tenisi, bowling, biliardo.
Programe argëtuese me ekipe profesionale gjatë ditës si dhe show programe speciale në mbrëmje. Mini klub për fëmijë prej moshës 04 – 12 vjet, gjatë ditës si dhe mini Disko në mbrëmje.RENOVIMI: 2019
-
Plazhi:
Hoteli posedon plazhin privat me guralec, shtretërit, ombrellat, peshqirët (me depozit) janë pa pagesë.
-
Përmbajtja:
Restorant kryesor – me bufe të hapur, A’la Carte restorantet – Turke, Meksikan, Italian, restorant Peshku, Steak House, bare përgjatë kompleksit hotelierik. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje rrobash, floktari, qendrat tregtare, telefoni, faksi, lidhja e internetit, lojërat kompjuterike, rent a car. WI-FI interneti është pa pagesë rreth hotelit.
Na Kontaktoni
Rezultatet e rishikimit
Hotelet më të shikuar
MASTER TRAVEL
#Masteryourdestinations, #Masteryourjourney, #Masteryourticket,