Alan Xafira Deluxe Resort & Spa

From

Duration

Tour Type

  • Pozita:

    Hoteli është i vendosur në Turkler regjionin, 15 km nga Alanya dhe 100 km nga aeroporti Antalisë

     

  • Vendosja:

    Hoteli posedon gjithsej 811 dhoma. Dhomat standarde superiore (37m², një dhomë gjumi, një banjo, max.3 + 1pax); dhoma familjare  (46-50m², dy dhoma gjumi me derë në mes, një banjo, max.4pax); 8 dhoma për mysafirët me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë me banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem qendror të klimatizimit, telefon direkt, mini bar(ujë dhe ujë mineral rimbushen çdo ditë), arkë, TV satelitor dhe kanale muzikore, dyshemeja laminat dhe ballkon.

     

     

  • Shërbimi:

    Ultra All inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes i vonëshëm, dreka, ushqim i lehtë pasdite, darka ushqim i lehtë në orët e vona, të gjitha pijet standarde alkoolike dhe jo-alkoolike lokale dhe disa të importuara janë pa pagesë, akullore gjatë orëve të caktuara A’la Carte restoranti me rezervim paraprak (vetëm një herë gjatë qëndrimit), ushqimet dhe pijet, Bar plazhi nga ora 10.00 – 18.00. Nuk përfshihen: të gjitha pijet nga importi, lëngjet frutash të freskëta, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë, shampanja nga importi dhe verërat speciale.

     

  • Përmbajtja:

    Restoranti kryesor me byfe të hapur A’la Carte restorantet:Kuzhinë turke Kuzhinë italiane, Restorante Peshku, bare përgjatë kompleksit hotelierik. Me pagesë janë: mjeku, larja rrobash, kujdestari fëmijëve, floktari, telefon, faks, interneti (në Lobby është pa pagesë, qendra tregtare, rent a car.

     

  • Plazhi:

    Hoteli posedon plazhin privat – me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë. Plazhi është 550m larg nga hoteli dhe çdo 15 minuta ofrohet transporti organizuar per në plazh dhe kthimi prapa deri ne hotel.

     

  • Sporti dhe Argëtimi:

    Pishinat e jashtme dhe të mbrendshme për të rriturit dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, banjë Turke, sauna,qendër fitnesi, terene tenisi, ping pong janë pa pagesë. Me pagesë: Masazh, sportet ujore, Wellness& SPA Qendra, bilardo.

    Programet argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje show programe. Mini klube për fëmijë nga mosha 04 – 12 vjet.

Na Kontaktoni

    Rezultatet e rishikimit

    No reviews yet

    Add a Comment

    Your email address will not be published.

    • Quality
    • Location
    • Amenities
    • Services
    • Price

    Informacionet

    Max Guests

    10

    Min Age

    Tour Location

    Languages Support

    MASTER TRAVEL

    #Masteryourdestinations, #Masteryourjourney, #Masteryourticket,