Paloma Finesse Side
-
Pozita:
Hoteli gjindet në regjionin Titreyen Gol 6km nga Side dhe 75km nga aeroporti i Antalisë.
-
Vendosja:
Hoteli posedon gjithsej 299 dhoma. Dhomat studio (42m2, një dhomë gjumi me hapsirë të mëdha, një banjo, max.2+1pax), Dhomat studio swimup (sikurse dhomat studio por me qasje direkte në pishinë, max.2+1pax), Suit familjare (52m2, një dhomë gjumi, një dhomë e ndjenjës një banjo, max.4pax), Suit familjare swim up (e njejta sikur suit familjare por me qasje direkte në pishinë, max.4pax), Suit familjare terrace (52m2, një dhomë gjumi, një dhomë e ndjenjës, një banjo, një terrasë e madhe, max.4pax), Suit familjare e madhe (74m2, dy dhoma gjumi, një dhomë e ndjenjës, dy banjo, max.4pax), Suit familjare e madhe swimup (sikur suit familjare e madhe por me qasje direkte në pishinë), Suit familjare e madhe me terracë (74m2, dy dhoma gjumi, një dhomë e ndjenjës, dy banjo, një terrasë e madhe, max.4pax). Të gjitha dhomat posedojnë banjo privat me tushkabin, tharëse flokësh, sistem qëndror klimatizimi e cila punon sipas motit momental, telefon direkt, mini bar (pije të lehta, ujë dhe birrë të rimbushura çdo ditë), kettle, kafe dhe çaj, arka, TV satelitor, TV satelitor me kanale muzikore, balkon apo terrasë.
-
Shërbimi:
Luxury Ultra all inclusive – byfe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, darkë, snacks në mëngjes, mesditë dhe mesnatë, lëngje të freskta në mëngjes, akullore gjatë drekës dhe darkës, pastiçeri, A’la carte restorantët me rezervim paraprak dhe vetem një herë qëndrim, pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe disa të importuara, pjatë frutash dhe snacks në pishinë dhe plazh. Nuk janë të përfshira: pijet e importuara premium, verërat e veçanta, nargile (shishe), pijet në shishe, Chef’s Kitchen A’la Carte Restaurant.
-
Përmbajtja:
Restoranti kryesor për shërbim të hapur të byfes, A’la carte restorantët: kuzhina Chef’s dhe kuzhina Med – kuzhinë mesdhetare. Bar rreth kompleksit të hotelit. Me pagesë shtesë: Mjeku sipas kërkesës, pastrimi i rrobave, kujdestari i fëmijëve, telefoni dhe faksi, internet café dhe lojërat kompjuterike, qendra tregtare, floktari, rent a car. Interneti WI-FI në dhoma dhe vende publike është pa pagesë.
-
Plazhi:
Hoteli posedon plazh privat me rërë dhe guralec, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë. Pavionët privat për të rritur (18+) është me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.
-
Sporti dhe Argëtimi:
Pishinë e jashtme për të rritur dhe fëmijë, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, 5 fusha tenisi, vollejball në plazh, gjimnastikë, mini golf. Me pagesë shtesë: sportet në ujë, ndriçimi dhe pajisjet për tenis, qendra e bukurisë.
Programe argëtimi gjatë ditës dhe në mbrëmje show programe për të rritur dhe fëmijë. Mini klub për fëmijët nga mosha 04 – 12 vjeç me programe të veçanta, klub adoleshentësh për moshat 13 – 16 vjeç me kënd për rrjete sociale dhe konzola.
Na Kontaktoni
Rezultatet e rishikimit
Hotelet më të shikuar
MASTER TRAVEL
#Masteryourdestinations, #Masteryourjourney, #Masteryourticket,