Royal Alhambra Palace
POZITA:
Hoteli është i vendosur në regjionin Evrenseki, 5km nga Side dhe 48km nga aeroporti i Antalisë.
VENDOSJA:
Hoteli posedon gjithsej 579 dhoma, Superior Standard dhoma 414 (48m²; 3+1pax), Duplex dhoma Familjare 48 (80m²; në katin e sipërm, një dhomë e fjetjes dhe një banjë, në katin e poshtëm një dhomë e fjetjes për fëmijë dhe një banjë me dush, nuk ka derë në mes, max.4pax), dhoma Familjare me derë lidhëse 35 (72m²; dy dhoma të fjetjes me derë ndarëse, një banjë, max.2+2pax), Junior Suita 20 (70m²; një dhomë e fjetjes, një dhomë e ndejës, dy banjo, vaskë e rrumbullakët në dhomën e gjumit, max.2+1pax), Suita Alhambra 60 (63m²; një dhomë e fjetjes, një pjesë e ndejës, një banjë, max.2+1pax) dhe 5 dhoma për persona me aftësi të kufizuara. Dhomat kanë pamje pjesërisht nga deti, direkt nga deti apo kopshti. Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me vakë/dush, tharëse flokësh, sistem qendror të klimatizimit (dhe punon sipas kushteve klimatike), telefon direkt, mini bar (pijet dhe birra, rimbushen çdo ditë), arkë, LCD TV, programe satelitore, ballkon.
SHËRBIMI:
Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, ushqim i lehtë në mëngjes, dreka, pasdite ëmbëlsira, biskota, ushqime të lehta, darka, ushqim i lehtë në orët e vona, A’la Carte restorant me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit një javor (herët tjera A’la Carte janë me pagesë), të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike lokale dhe nga importi, akullore gjatë darkës, mini bar në dhomë. Me pagesë: pijet luksoze nga importi, të gjitha verërat në shishe lokale dhe nga importi, lëngu i freskët frutash dhe perimesh, shampanjë nga importi, shërbimi në dhomë.
PËRMBAJTJA:
Restoranti kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restorantet – Fettucini – kuzhinë Italiane, Kuzine – kuzhinë Turke, Captain – Restorant Peshku, Miyako – kuzhinë nga Lindja e Largë dhe La Viva Fiesta – kuzhinë Meksikane, bare përgjatë kompleksit hotelierik. Me pagesë: mjeku, kujdestar i fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, qendër tregtare, telefoni, faksi, interneti, lojëra në kompjuter, rent a car. WI-FI internet në Lobby është pa pagesë
PLAZHI:
Hoteli posedon plazhin privat me rërë, shtretërit, ombrellat e diellit, peshqirët janë pa pagesë.
SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park me 8 rrëshqitëse në ujë, Luna Park, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, fushë tenisi, volejboll në plazh, basketboll, ping-pong janë pa pagesë. Me pagesë: masazhi, SPA dhe salloni i bukurisë, ndriçimi dhe pajisjet për tenis, bowling, biliardo, të gjitha sportet ujore. Programe argëtuese gjatë ditës, gara, show programe, Luna Park dhe mini klub për fëmijë prej 04-12 vjet.
Na Kontaktoni
Rezultatet e rishikimit
Hotelet më të shikuar
MASTER TRAVEL
#Masteryourdestinations, #Masteryourjourney, #Masteryourticket,